Kosova përzgjedhet organizatore e Konferencës Pranverore Evropiane të Autoriteteve për Mbrojtjen e të Dhënave për vitin 2027
Gjatë punimeve të edicionit të 34-të të Konferencës Pranverore 2026 që po mbahet në Antalya të Turqisë, ku Agjencia për Informim dhe Privatësi po përfaqëson Republikën e Kosovës nga delegacioni i udhëhequr nga Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dermaku, Kosova zyrtarisht është përzgjedhur organizatore e edicionit të ardhshëm të kësaj konference, të…
Lajme
Gjatë punimeve të edicionit të 34-të të Konferencës Pranverore 2026 që po mbahet në Antalya të Turqisë, ku Agjencia për Informim dhe Privatësi po përfaqëson Republikën e Kosovës nga delegacioni i udhëhequr nga Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dermaku, Kosova zyrtarisht është përzgjedhur organizatore e edicionit të ardhshëm të kësaj konference, të njohur si Spring Conference 2027.
Konferenca Pranverore konsiderohet një nga platformat më të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë, duke mbledhur çdo vit autoritete mbikëqyrëse, komisionerë, ekspertë dhe përfaqësues të institucioneve më të larta të privatësisë nga Evropa dhe më gjerë.
Përzgjedhja e Kosovës si vend organizator për vitin 2027, paraqet një vlerësim të lartë për rolin aktiv të Agjencisë për Informim dhe Privatësi në mbrojtjen e të dhënave personale, përkitazi me standardet ndërkombëtare të vendimmarrjes në mbrojtjen e të dhënave.
Ky vendim vjen pas organizimit të suksesshëm të Punëtorisë Evropiane për Shqyrtimin e Rasteve në Mbrojtjen e të Dhënave Personale – ECHW 2025, të mbajtur në Kosovë në nëntor të vitit të kaluar, duke dëshmuar kapacitetin institucional të Agjencisë për të organizuar ngjarje të nivelit evropian.
Në relacion me përfaqësimet e shtetit të Kosovës në Organizatat Ndërkombëtare për mbrojtjen e të dhënave personale, Agjencia për Informim dhe Privatësi që nga viti 2024 vazhdon angazhimet në cilësinë e anëtares vëzhguese në Bordin Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave (EDPB), si partnere e autoriteteve ndërkombëtare për mbrojtjen e te dhënave personale në nivel Evropian.