Kelmendi zbulon kushtet e LDK-së për formimin e institucioneve: Gazi amerikan dhe ligji për shtetësisë

Jeton Kelmendi, kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka vlerësuar se LDK-ja duhet që t’i vendos disa kushte në mënyrë që të bashkëpunojë me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e institucioneve. “LDK duhet që t’i vendos disa kushte mazhorancës për formimin e institucioneve. Së pari ligji për shtetësinë duhet që…

Lajme

03/07/2026 23:18

Jeton Kelmendi, kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka vlerësuar se LDK-ja duhet që t’i vendos disa kushte në mënyrë që të bashkëpunojë me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e institucioneve.

“LDK duhet që t’i vendos disa kushte mazhorancës për formimin e institucioneve. Së pari ligji për shtetësinë duhet që të rishikohet pasi që është interes nacional. Edhe çështja e gazit amerikan duhet të shqyrtohet pasi që janë interes i madh për Kosovën e që lidhet me Amerikën”, ka thënë Jeton Kelmendi në emisionin “Këndi i Debatit” në “teve1”.

Profesori që i është bashkuar LDK-së vetëm pak muaj më parë, potencon se qeveritarët e Kosovës janë katandisur nga apetitet për pozita.

“Qeveritarët janë katandisur nga apetitet e shumta si të pozitës ashtu edhe opozitës. LVV ka investuar 200 milionë euro në fushatë elektorale. Opozita ka të drejtë që të bëjë kërkesa. Shembull gazi amerikan është orientim strategjik dhe i sigurisë. Nëse ne nuk orientohemi nga Amerika, do të duhet ta bëjmë një tjetër orientim. Gazi është elementi krucial teksa dihet se si ka qenë edhe reagimi i Ambasadës së ShBA-ve që kanë dekluarar se duhet të pranohet nga Kosova pa kushte”, deklaroi ndër të tjera Jeton Kelmendi.

Tutje, Kelmendi tha se nëse do të pyetej ai, nuk do të përfshihej fare LDK në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Nëse do të pyetesha unë, LDK do të qëndronte në opozitë në mënyrë që të reformohej. Gjithsesi, unë jam i ri në LDK dhe për këto çështje vendosin krerët e partisë”, vlerësoi Jeton Kelmendi.