​Gazetari kroat Domagoj Margeti ftohet nga Prokuroria për dëshmi në rastin “Sarajevo Safari”

Gazetari kroat Domagoj Margetiç bëri të ditur se sapo ka marrë një thirrje nga Prokuroria e Bosnjës dhe Hercegovinës për të dëshmuar në rastin “Sarajevo Safari”. “Më lejoni t’ju kujtoj se kjo thirrje vjen vetëm pak ditë pasi prokurorët e Prokurorisë së Bosnjës dhe Hercegovinës ishin të pranishëm në një takim në agjencinë e BE-së…

Lajme

03/07/2026 23:41

Gazetari kroat Domagoj Margetiç bëri të ditur se sapo ka marrë një thirrje nga Prokuroria e Bosnjës dhe Hercegovinës për të dëshmuar në rastin “Sarajevo Safari”.

“Më lejoni t’ju kujtoj se kjo thirrje vjen vetëm pak ditë pasi prokurorët e Prokurorisë së Bosnjës dhe Hercegovinës ishin të pranishëm në një takim në agjencinë e BE-së EUROJUST mbi hetimet e këtij rasti, gjë që i ngriti hetimet në nivelin e BE-së.

Menjëherë pas takimit të EUROJUST mbi këtë rast, Prokuroria e Bosnjës dhe Hercegovinës më thirri për të dëshmuar.

Sigurisht, do t’i përgjigjem thirrjes dhe do të sjell të gjitha provat. Dhe në rast se më ndodh diçka para dëshmisë, ju lutem pyesni klientin në zyrë. Aleksandar Vuçiç në Andrićev venac në Beograd”, shkroi në Facebook Margetiç.