Protesta e PD-së sot në Tiranë, mbi 1200 policë në terren

Partia Demokratike organizon sot në orë 19:00 protestën e saj të radhës kombëtare, ku policinë e Tiranës e ka njoftuar se do ta organizojë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Për të menaxhuar protestën, Policia bëhet me dije se do të angazhojë më shumë se 1200 efektivë policie, ndërsa i bën apel organizatorëve që të respektojnë…

Lajme

08/05/2026 11:30

Partia Demokratike organizon sot në orë 19:00 protestën e saj të radhës kombëtare, ku policinë e Tiranës e ka njoftuar se do ta organizojë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Për të menaxhuar protestën, Policia bëhet me dije se do të angazhojë më shumë se 1200 efektivë policie, ndërsa i bën apel organizatorëve që të respektojnë vendin e përcaktuar dhe orarin e njoftuar.

Për menaxhimin e protestës u hartua një plan i posaçëm masash, ku që prej mesnatës së të enjtes u kufizua qarkullimi në disa segmente rrugore, të cilat deri në përfundim të protestës do të jenë të paaksesueshme për automjetet.

Ndalimi i parkimit apo edhe i qarkullimit pas orës 15:00 do të jetë në fuqi në gjithë perimetrin e bulevardit, ndaj dhe uniformat blu kërkojnë mirëkuptimin e qytetarëve për kufizimin e lëvizjes me automjete.

Për protestuesit, policia apelon që të distancohen në rast se gjenden përballë veprimeve të kundërligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.