Pas momenteve pasionante, Indri ka një mesazh për prindërit e Vanesës: Ju kërkoj falje

Marrëdhënia mes Indrit dhe Vanesës në Ferma VIP 3 duket se nuk ka më vend për dyshime. Mbrëmjen e djeshme (e martë) çifti ka shkëmbyer puthjen e parë pasionante mes tyre, duke i dhënë kështu një formë romancës. Pas puthjes, këngëtarja ka reaguar me humor dhe disi në siklet, duke prezantuar përmes ekranit partnerin e…

ShowBiz

29/04/2026 13:35

Marrëdhënia mes Indrit dhe Vanesës në Ferma VIP 3 duket se nuk ka më vend për dyshime.

Mbrëmjen e djeshme (e martë) çifti ka shkëmbyer puthjen e parë pasionante mes tyre, duke i dhënë kështu një formë romancës.

Pas puthjes, këngëtarja ka reaguar me humor dhe disi në siklet, duke prezantuar përmes ekranit partnerin e saj me prindërit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

“T’i them diçka mamit dhe babit, sepse do na shohin. Mami, babi ky është Indri, mund t’ju ketë mërzitur pak, por…”, u shpreh ajo.

Indri, nga ana e tij, është shprehur se i vjen keq nëse kanë krijuar shqetësim dhe ka kërkuar mirëkuptim, duke theksuar se mes tyre tashmë nuk ka më pengesa dhe se janë duke e jetuar lirshëm raportin e tyre brenda formatit.

“Më vjen shumë keq dhe ju kërkon falje, por tani nuk ju mërzis më. Jemi pa bllokime, lë të ndodh çfarë të jetë e shkruar”, tha aktori.

Vanesa nga ana tjetër ka lënë jashtë të dashurin për raportin me Indrin.