Pas gati një viti, Gjesti i kthehet skenave me publikun

Kanë kaluar muaj të tërë që kur ai performoi për herë të fundit, dhe fansat kishin filluar të pyesnin veten se kur do të kishin mundësinë ta shihnin sërish nga afër. Pas një pauze të gjatë dhe mjaft të komentuar që prej vitit të shkuar, heshtja më në fund është thyer. Gjesti po përgatitet për…

ShowBiz

26/04/2026 15:54

Kanë kaluar muaj të tërë që kur ai performoi për herë të fundit, dhe fansat kishin filluar të pyesnin veten se kur do të kishin mundësinë ta shihnin sërish nga afër. Pas një pauze të gjatë dhe mjaft të komentuar që prej vitit të shkuar, heshtja më në fund është thyer. Gjesti po përgatitet për një rikthim të madh në skenë dhe ka zgjedhur pikërisht Gjermaninë si destinacionin e parë për të rinisur performancat e tij live, të planifikuara për më datë 13 maj.

Kjo mungesë e gjatë në jetën e natës nuk ka qenë thjesht një pushim i zakonshëm apo një tekë e momentit. Rikthimi i tij vjen pas një periudhe aspak të lehtë, e mbushur me ngjarje dhe zhvillime të shumta komplekse si në jetën e tij personale, ashtu edhe në atë profesionale.

Këto luhatje e bënë artistin të tërhiqej për pak kohë nga dritat e skenës dhe vëmendja masive e klubeve, duke e bërë këtë datë të mesit të majit në Gjermani një moment tejet të rëndësishëm për të dhe për mijëra mbështetës që i kanë qëndruar besnikë.

Megjithatë, kjo distancë nga daljet publike nuk e mbajti aspak larg dashurisë së tij të parë, muzikës.

Përkundrazi, Gjesti e ka shfrytëzuar këtë kohë izolimi për t’u mbyllur në studio dhe për t’u fokusuar totalisht tek krijimtaria e re. Së fundmi, ai ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa fotografi ku shihet duke punuar intensivisht, teksa ka zbuluar edhe detajin më intrigues: projekti i tij i ri muzikor mban titullin “Fuqishëm”.

Ky titull duket si një mesazh i qartë e i drejtpërdrejtë për gjithçka ka kaluar dhe për atë që pritet të sjellë së shpejti. Me këtë super projekt në rrugë e sipër dhe rikthimin në skenë më 13 maj, ai po tregon qartë se është gati të lërë pas të shkuarën dhe të rinisë një epokë të re. /Prive By Liberta Spahiu