Nën shoqërinë e policisë, Trepça rrënon objektet pa leje në parcelën e saj në Mitrovicë të Veriut

Shoqëria aksionare Trepça ka njoftuar se ka nisur aksionin për lirimin e një prone, përfshirë rrënimin e të gjitha objekteve dhe garazheve të ndërtuara pa bazë ligjore, në parcelën konkrete në Mitrovicë të Veriut. Në njoftimin zyrtar bëhet e ditur se vendimi erdhi pas skadimit të afatit të dhënë dhe mosrespektimit të njoftimit që ishte…

Lajme

22/04/2026 08:53

Shoqëria aksionare Trepça ka njoftuar se ka nisur aksionin për lirimin e një prone, përfshirë rrënimin e të gjitha objekteve dhe garazheve të ndërtuara pa bazë ligjore, në parcelën konkrete në Mitrovicë të Veriut.

Në njoftimin zyrtar bëhet e ditur se vendimi erdhi pas skadimit të afatit të dhënë dhe mosrespektimit të njoftimit që ishte dhënë që në shkurt.

“Në bazë të verifikimeve në terren, kjo zonë përfshin mbi 20 garazhe dhe objekte të vendosura përgjatë rrugës, të cilat janë në pronësi të Trepça Sh.A. dhe janë uzurpuar në mënyrë të kundërligjshme.

Ky veprim ndërmerret pas dhënies së afatit 48-orësh për lirimin vullnetar të hapësirës, si dhe pas paralajmërimit paraprak, me të cilin palëve u është ofruar mundësia për paraqitjen e marrëveshjeve eventuale për shqyrtim” thuhet në njoftim të Trepçës.

Bëhet e ditur se aksioni për lirimin e pronës po realizohet me mbështetje institucionale dhe do të vazhdojë deri në rikthimin e plotë të pronës në menaxhim të Trepça Sh.A.