Ulërima në “Ferma VIP”, situata del jashtë kontrollit dhe s’dihet çka ndodhi

Një video dramatike nga “Ferma VIP” po bën xhiron e rrjetit minutat e fundit, duke alarmuar ndjekësit e programit. Në pamjet e publikuara, fermerët shihen në gjendje të rëndë paniku, duke vrapuar të çorganizuar dhe duke ulëritur pas një incidenti të papritur. Nga audio e videoje, dëgjohen qartë momentet e tensionit të lartë dhe thirrjet…

ShowBiz

20/04/2026 11:56

Një video dramatike nga “Ferma VIP” po bën xhiron e rrjetit minutat e fundit, duke alarmuar ndjekësit e programit.

Në pamjet e publikuara, fermerët shihen në gjendje të rëndë paniku, duke vrapuar të çorganizuar dhe duke ulëritur pas një incidenti të papritur.

Nga audio e videoje, dëgjohen qartë momentet e tensionit të lartë dhe thirrjet dëshpëruese për ndihmë.

Një prej banorëve pyet i frikësuar: “Ça ka ndodhur“, ndërsa një tjetër përgjigjet mes ankthit: “Ka epilepsi, epilepsi! Jo jo jo…! Thërrisni dikë, thërrisni shpejt Agai-n, është shumë keq”!

Ndonëse nga pamjet kaotike nuk arrihet të dallohet qartë se kush është prekur nga kjo krizë e rëndë shëndetësore, burimet e para dhe diskutimet e shumta në rrjet sugjerojnë se lëndimi ka të bëjë me qenushin e dashur të fermës, Stormin.

Situata mbetet ende e paqartë dhe e pakonfirmuar nga produksioni.

Pritet që në orët në vijim të ketë një njoftim zyrtar për të zbuluar gjendjen reale dhe se çfarë ndodhi saktësisht në ato momente tmerri.