“As mish as peshk”, “Bravo Lumir, ka me të uru sot Lista Serbe” – Pa humbur kohë, VV nis sulmet drejt LDK’së
Sot është mbajtur takimi që është parë si i fundit, mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Pas këtij takimi, Abdixhiku ka thënë se nuk do të ketë më takime mes tyre, për shkak se sipas tij VV po i kërkon të gjitha pozitat. Ai ka thënë se VV i…
Lajme
Sot është mbajtur takimi që është parë si i fundit, mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Pas këtij takimi, Abdixhiku ka thënë se nuk do të ketë më takime mes tyre, për shkak se sipas tij VV po i kërkon të gjitha pozitat.
Ai ka thënë se VV i ka ofruar zëvendëskryeministrin, katër ministri apo kryeparlamentarin ndërkaq ta mbajnë pozitën e Presidentit për vete, e për këtë Abdixhiku nuk ka pranuar pasi sipas tij nuk mundet një parti t’i ketë të gjitha pozitat.
Menjëherë pas kësaj deklarate, kanë filluar sulmet e reagimet e deputetëve të VV-së drejt LDK-së.
Deputeti Egzon Azemi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se LDK po sillet sikur t’i ketë 40% e jo vetëm 14%.
“Bravo Lumir kanë me të uru sot Batoni, Valoni Syla, Lirim Mehmetaj, Berat Buzhala, Lista Serbe etj. 4 ministri Zv.Kryeministrin/Kryeparlamentarin dhe nuk pranon ofertën, madje me arrogancë deklaron se nuk do të ketë më takime. Thuase i ka 40% e në fakt ka rreth 14%”, ka shkruar ai.
Për LDK-në, ka shkruar edhe deputeti i GUXO-s, Nezir Kraki.
“LDK as mish as peshk. Vakia Zotit!”, ka shkruar ai.
Rruga drejt zgjedhjes së Presidentit po shihet pa krye, ndërza zgjedhjet zgjidhja e vetme. /Lajmi.net/