​Komisioni për Buxhet jep “dritën jeshile” për ligjin e ri financiar

Komisionit për Buxhet gjatë mbledhjes së sotme ka miratuar raportin me amendamente të grupit punues për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim. Kjo u miratua me 6 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim miratohet. Ministri i Financave, Hekuran Murati ka përmendur që propozimi trajton tri çështje. “Çështjet…

Lajme

20/04/2026 14:10

Komisionit për Buxhet gjatë mbledhjes së sotme ka miratuar raportin me amendamente të grupit punues për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim.

Kjo u miratua me 6 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim miratohet.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka përmendur që propozimi trajton tri çështje.

“Çështjet që ne i kemi sjellë si propozim-ligj, të cilat i ka shpjeguar mirë edhe kryetari, por po mendoj që është e udhës edhe njëherë të sqaroj që këtu kemi të bëjmë me propozimin, pra, apo projektligjin që kemi sjellë ne, trajton kryesisht tri çështje apo tri tema. E para ka të bëjë me ridefinimin e asaj se çka quhet shoqatë e kontabilitetit dhe detyrimin për t’u anëtarësuar në Federatën Ndërkombëtare të Kontabilitetit apo në mënyra të tjera se si mund të quhet kjo shoqatë. Pra kjo është ridefinim sepse ka qenë pikë e këtij sektori. E dyta ka të bëjë me dorëzimin edhe në formë digjitale të pasqyrave financiare, gjë që e lehtëson procesin dhe rrit saktësinë e informatave. Edhe e treta ka të bëjë me masat disiplinore dhe marrjen e licencave apo ndëshkimin e licencave, gjë që nuk ka qenë mirë e rregulluar në të kaluarën apo që në mënyrë që të rritet edhe disiplina, por edhe të sigurohet që auditimi i ligjor i gjithë është konform kritereve dhe standardeve të duhura. Pra, këto tri janë ato tri tema”, tha Murati.

Ndërsa, kryetari i komisionit për Buxhet, Enver Haliti i ka treguar amandamentimet që i votoi komisioni e të cilat sipas tij, janë tekstuale.