“Unë doja lekët, hajde mirupafshim”, Rogerti i zhgënjyer pas eliminimit i pari nga finalja, shfaq sjellje arrogante

Rogerti është finalisti i parë që është eliminuar në finalen e madhe të Big Brother VIP 5 mbrëmjen e sotme, duke lënë shtëpinë në një moment shumë të rëndësishëm të garës. Dalja e tij si i pari nga finalja u prit me emocione të forta, ndërsa ai u rikthye menjëherë në studion e spektaklit për të komentuar…

ShowBiz

19/04/2026 11:13

Rogerti është finalisti i parë që është eliminuar në finalen e madhe të Big Brother VIP 5 mbrëmjen e sotme, duke lënë shtëpinë në një moment shumë të rëndësishëm të garës.

Dalja e tij si i pari nga finalja u prit me emocione të forta, ndërsa ai u rikthye menjëherë në studion e spektaklit për të komentuar rrugëtimin dhe rezultatin e marrë.

Pasi u kthye në studio Rogerti u shpreh i zhgënjyer nga ky eliminim, duke e konsideruar renditjen e tij si një dështim personal në raport me pritshmëritë që kishte për veten në këtë garë.

Ai theksoi se objektivi i tij kryesor kishte qenë fitimi i çmimit të madh dhe se rezultati final nuk ishte ai që kishte shpresuar.

Gjatë reagimit të tij, Rogerti foli hapur për ndjesitë që po përjetonte në ato momente, duke e lidhur renditjen në finale me synimin kryesor të çdo banori që merr pjesë në këtë format.

Ai nuk e fshehu zhgënjimin, duke theksuar se për të vendi i parë ishte i vetmi që kishte vlerë të plotë, pasi sillte edhe çmimin financiar.

Ledioni: Na kishe thënë në shtëpi që nëse del i katërti…

Rogerti: Dështim total. Normal. Çka do prej meje, do ndonjë gjë të bukur. S’ke per ta kapur, s’ke per ta marre, edhe në do të fitoja, kështu do të rrija.

Ledioni: Si është ajo fjala “It’s finished” (Ka mbaruar).

Rogerti: “I katërti je dështim. I treti dështim, i dyti ndoshta mirë. Kurse i pari pastaj merr lekë.

Ledioni: Por, do të të them diçka të bukur; ndonjëherë të luash është po aq bukur sa të fitosh.

Rogerti: Nuk e di çka je duke thënë vëlla. Unë desha lekë. Lekët nuk i fitova. Kështu që hajde mirupafshim”.

Ledioni i sjell çekun prej 10 mijë eurosh që iu premtua çdo finalisti.

Rogerti: M’i jep këto lekët e mia që i kam fituar këtu, mos harroni edhe ato sfidat që i kam bërë, m’i llogaritni.

Ledioni: Ja 10 mijë euro si finalist, me kujdes.Rogerti: Për çka?

Ledioni: Me kujdes.

Rogerti: Po çka ke se e di se si i menaxhoj unë lekët e mia.

Gjatë këtij momenti, Rogerti u shfaq me një sjellje tëjet arrogante në komunikimin e tij në studio, gjë që u vu re edhe nga publiku.