Seanca për Kosovën në OKB, Shefi i UNMIK-ut: Shpresoj për një takim Kurti-Vuçiq në të ardhmen e afërt

Shefi i UNMIK-ut, Peter Due, ka marrë fjalën i pari në seancën për Kosovën në Kombete e Bashkuara. Ai ka folur për procesin e dialogut, nevojën për implementimin e Marrëveshjeve të Dialogut, përfshirë Asociacionin dhe për mundësinë e një takimi të nivelit të lartë në mes të kryeministrtit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vucic.…

Lajme

09/04/2026 16:30

Shefi i UNMIK-ut, Peter Due, ka marrë fjalën i pari në seancën për Kosovën në Kombete e Bashkuara.

Ai ka folur për procesin e dialogut, nevojën për implementimin e Marrëveshjeve të Dialogut, përfshirë Asociacionin dhe për mundësinë e një takimi të nivelit të lartë në mes të kryeministrtit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vucic.

“Progresi është i mundur. Beogradi e Prishtina duhet të vazhdojnë momentumin, duke vazhduar implementimin e marrëveshjeve, përfshirë Asociacionin. Shpresoj që një takim i nivelit të lartë Kurti-Vuçiq të mbahet në të ardhmen e afërt”, ka deklaruar ai.