Haradinaj shkruan për Kosharen: Beteja më heroike e luftës sonë për liri – Thyerja e kufirit që ndau shqiptarët, ishte ëndërr e shumë brezave

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar Betejën e Koshares në 27 vjetorin e saj. Ai ka thënë se aty luftuan krah për krah trima nga të gjithë trojet shqiptare, duke zhvilluar njërën nga betejat më heroike të luftës sonë për liri, thyerjen e kufirit që ndau shqiptarët. Haradinaj ka thënë se përulen me nderim…

Lajme

09/04/2026 13:30

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar Betejën e Koshares në 27 vjetorin e saj.

Ai ka thënë se aty luftuan krah për krah trima nga të gjithë trojet shqiptare, duke zhvilluar njërën nga betejat më heroike të luftës sonë për liri, thyerjen e kufirit që ndau shqiptarët.

Haradinaj ka thënë se përulen me nderim para heronjve të Brigadës 138 të UÇK-së që besonin se atdheu i lirë është mbi gjithçka.

“Ata ranë për të mbetur gjallë në kujtesën e popullit dhe shtetit të Kosovës! Në po të njëjtën ditë kur nderojmë heronjtë e Koshares, kujtojmë edhe 28 luftëtarët e Brigadës 162 “Agim Bajrami” të Kaçanikut, që ranë heroikisht 26 vjet më parë në fushëbetejë. Po ashtu, përulemi para kujtimit të 32 martirëve të ekzekutuar mizorisht te “Prroi i Rakocit” dhe në “Lagjën e Re”. Lavdia u përket të gjithë atyre që u vunë në mbrojtje të Atdheut”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: