Duda Balje i bashkohet grupit parlamentar të AAK-së

Deputetja boshnjake Duda Balje, i është bashkuar grupit parlamentar të AAK-së. Lajmin e ka dhënë shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahiri. “Çështja e dytë ka të bëj me atë se deputetja e nderuar Duda Balje iu ka bashku grupit të AAK-së si anëtare e grupit tonë parlamentar”, ka thënë Tahiri para mediave,…

Lajme

08/04/2026 15:16

Deputetja boshnjake Duda Balje, i është bashkuar grupit parlamentar të AAK-së.

Lajmin e ka dhënë shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahiri.

“Çështja e dytë ka të bëj me atë se deputetja e nderuar Duda Balje iu ka bashku grupit të AAK-së si anëtare e grupit tonë parlamentar”, ka thënë Tahiri para mediave, pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë.

AAK i ka fituar gjashtë ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ndërsa tani këtij grupi i është bashkuar edhe Duda Balje duke u bërë gjithsej 7 deputetë. /Lajmi.net/