Hoti paralajmëron rritje të çmimeve të derivateve, thirrje për votim të rezolutës për uljen e naftës
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, e thirrur për të diskutuar rritjen e çmimeve të derivateve, ka paralajmëruar se analizat e deritanishme tregojnë se kjo krizë do të çojë në çmime më të larta. Hoti ka theksuar se pasojat do të jenë të dukshme në vazhdim dhe ka…
Lajme
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, e thirrur për të diskutuar rritjen e çmimeve të derivateve, ka paralajmëruar se analizat e deritanishme tregojnë se kjo krizë do të çojë në çmime më të larta.
Hoti ka theksuar se pasojat do të jenë të dukshme në vazhdim dhe ka bërë thirrje që rezoluta e propozuar nga LDK-ja për uljen e çmimit të naftës të marrë mbështetjen e deputetëve, raproton lajmi.net
“Pa asnjë dyshim, presim dhe janë analizat e bazuara, që kjo krizë do të rezultojë me çmime më të larta që do stabilizohen në nivele më të larta dhe normalisht me rritje ekonomike më të ulët. Si rezultat të gjitha ekonomitë po i bëjnë përgatitjet e duhura me masat më emergjente qe duhet të ndërmerren në situata të tilla. Pasojat po i shohim gjerësisht.”
Sipas Hotit, vetëm gjatë dy ditëve të fundit, çmimet kanë pësuar rritje prej 14%.
“Mes datës 2 dhe 3 prill, çmimi i naftës është rritë me 14%, çmimi i furnizimit në burim, me 14%.”/Lajmi.net/