Momenti kur policia bllokon tunelin në Shqipëri, arrestohet shqiptari që po trafikonte armë
Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Në njoftimin policor thuhet se si rezultat i operacionit u arrestua shtetasi K. B., 31 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap në flagrancë duke transportuar me automjet 4 armë zjarri (pistoleta). Sipas…
Lajme
Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”.
Në njoftimin policor thuhet se si rezultat i operacionit u arrestua shtetasi K. B., 31 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap në flagrancë duke transportuar me automjet 4 armë zjarri (pistoleta).
Sipas njoftimit, efektivët e Policisë e bllokuan automjetin brenda tunelit të Skërficës ndërsa gjatë kontrollit, në dyshemenë e mjetit u gjetën të fshehura katër pistoleta, të cilat dyshohet se janë trafikuar në Shqipëri në pjesë dhe më pas janë montuar, me qëllim shitjen te një grup kriminal në Sarandë.
Policia sekuestroi katër armët e zjarrit, si dhe automjetin që drejtonte 31-vjeçari.
Nga hetimet paraprake dyshohet se armët janë trafikuar në pjesë dhe janë montuar në Shqipëri për t’iu shitur një grupi kriminal që vepron në Sarandë.
Hetimet vijojnë për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.