Matoshi: Sa herë Kurti e çon vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme fabrikon një armik, kësaj radhe mediat dhe gazetarët!
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në adresimin e tij sot para deputetëve ka hedhur akuza ndaj gazetarëve dhe mediave. Kurti ka përmenduar ‘raportimet për financime me thasë parash’. Ai ka potencuar se ‘një qytetar i dezinformuar nuk është qytetar i lirë’. “Një demokraci nuk jeton vetëm nga votat e qytetarit, por edhe nga fjala e…
Lajme
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në adresimin e tij sot para deputetëve ka hedhur akuza ndaj gazetarëve dhe mediave.
Kurti ka përmenduar ‘raportimet për financime me thasë parash’.
Ai ka potencuar se ‘një qytetar i dezinformuar nuk është qytetar i lirë’.
“Një demokraci nuk jeton vetëm nga votat e qytetarit, por edhe nga fjala e thënë. Dhe kjo duhet të jetë e lirë për të qenë e vlefshme. Por fjala nuk mund të jetë e lirë nëse është e kapur nga interesa të fshehta. Raportimet për financime me thasë parash, nuk janë vetëm një problem i etikës profesionale, por janë kërcënim i drejtpërdrejtë për integritetin e debatit publik. Sepse kur paraja hyn në mënyrë të padukshme, ajo nuk blen vetëm hapësirë mediake, por blen ndikim, orienton narrativen dhe në fund dezinformon qytetarin”, deklaroi sot Kurti në Kuvend.
Në lidhje me deklaratat e Kurtit ka reaguar gazetari dhe publicisti i njohur në vend, Halil Matoshi.
Matoshi tha për “Gazeta Blic” se sa herë Albin Kurti e çon vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme fabrikon një armik.
Ai potencoi se Kurti po hyn në fushatë zgjedhore me një armik të ri, mediat dhe gazetarët.
“Sa herë Albin Kurti e çon vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme, ai fabrikon një armik. Tre palë zgjedhjet e fundit armiku ishte Serbia dhe serbët. Në zgjedhjet e ardhshme siç duket ky armik i është shpenzuar. Kurti po hyn në fushatë zgjedhore me një armik të ri, Mediat dhe gazetarët!? deklaroi Matoshi.
Matoshi tutje tha se nëse kryeministri Kurti ka të dhëna të tilla,duhet të kërkojë deklasifikimin e dosjeve të AKI, dhe t’i dërgojë pretendimet në gjykatë.
Sipas Matoshit, nëse ai nuk gjen të dhëna, duhet t’i braktisë retorikat armiqësore ndaj mediave.
“Çka duhet të bëjë një kryeministër normal nëse ka të dhëna te besueshme se media e gazetarë po paguhen nga armiqtë?Nëse Kryeministri Albin Kurti ka të dhëna se gazetarët paguhen “me thasë parash” nga armiqtë, ai ka obligim nën betim që të kërkojë deklasifikimin e dosjeve të AKI dhe t’i dërgojë pretendimet në një gjykatë të rregullt, me emra e mbiemra.E nëse nuk gjen të dhëna ai duhet t’i braktisë retorikat armiqësore, sepse ato përplsin shoqërinë dhe dobësojnë kohezionin e shtetit. Nëse ky nuk është qëllimi i tij i fshehur!?
“Asociaconi hiperinflator i dënimeve me fjalë, nëse ka argumente se Kryeministri i akuzuar nga raportuesit e Këshillit të Europës se po përdor gjuhë të rrezikshme ndaj medias dhe po instalon censurën që ndalohet me Kushtetutë, duhet me urgjencë të hartojë padi penale kundër Kryemiustrit dhe çështja të adresohet në gjykatë.Lirinë duhet besuar ligjit” deklaroi Matoshi