Leonora Jakupi kujton babanë dëshmor: Sa mall kam për ty, krenaria jonë

Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi, ka prekur ndjekësit me disa postime emocionale në rrjetet sociale, në përkujtim të babait të saj, dëshmorit Qazim Jakupi, në 28-vjetorin e rënies së tij. Artistja publikoi fillimisht një fotografi të vjetër familjare, të cilën e shoqëroi me fjalët: “Sa mall kam për ty, Engjëlli im bab”. Në një tjetër…

ShowBiz

16/07/2026 16:22

Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi, ka prekur ndjekësit me disa postime emocionale në rrjetet sociale, në përkujtim të babait të saj, dëshmorit Qazim Jakupi, në 28-vjetorin e rënies së tij.

Artistja publikoi fillimisht një fotografi të vjetër familjare, të cilën e shoqëroi me fjalët: “Sa mall kam për ty, Engjëlli im bab”.

Në një tjetër postim, Leonora ndau një fotografi të babait të saj me uniformë, krahas së cilës shkroi: “Ditët e vitet kalojnë e ti vazhdon të mbetesh i freskët në kujtimet e mia”.

“Dora jote akoma përkëdhel flokun tim nga lart! Ti, heroi im, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, theksoi ndër tjerash.

Artistja nga Drenica publikoi edhe një foto nga varri i babait, të stolisur me lule të bardha, ku shkroi: “Sot 28 vite pa ty bab, ti mburrja dhe krenaria jonë”.

Jakupi nuk e ka fshehur asnjëherë krenarinë për babanë e saj, dëshmorin, duke e kujtuar çdo vit me mesazhe prekëse.

Edhe këtë herë, fjalët e saj emocionuan ndjekësit, të cilët i shprehën mbështetje dhe respekt për kujtimin e tij.