​Halil Thaçi falënderon asamblistët për miratimin e Kodit të Etikës në Obiliq

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka falënderuar asamblistët e Kuvendit Komunal për miratimin e Kodit të Etikës për zyrtarët publikë. Përmes një reagimi publik në Facebook, ai e cilësoi këtë dokument si më shumë sesa një akt formal, duke theksuar se përfaqëson një “vijë të kuqe” për funksionimin e institucioneve lokale. Sipas tij,…

Lajme

01/04/2026 10:59

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka falënderuar asamblistët e Kuvendit Komunal për miratimin e Kodit të Etikës për zyrtarët publikë.

Përmes një reagimi publik në Facebook, ai e cilësoi këtë dokument si më shumë sesa një akt formal, duke theksuar se përfaqëson një “vijë të kuqe” për funksionimin e institucioneve lokale.

Sipas tij, standardet e përcaktuara në këtë kod janë të qarta dhe të panegociueshme, duke përfshirë përgjegjësinë, transparencën dhe integritetin në ushtrimin e detyrave publike.

Thaçi u bëri thirrje të drejtpërdrejtë sektorëve të administratës, shëndetësisë dhe arsimit që të zbatojnë në përpikëri këtë kod, duke theksuar se kjo është një detyrim institucional.

Ai shtoi se qytetarët meritojnë shërbime të drejta dhe dinjitoze nga institucionet publike.