Hasani: Raporti ndërmjet Kuvendit, Qeverisë dhe Presidentit në praktikën kushtetuese të vendit ka qenë raport nënshtrimi

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, njëherësh profesori Enver Hasani në një podcast nga “Betimi për Drejtësi”, tha se raporti ndërmjet Kuvendit, Qeverisë dhe Presidentit në praktikën kushtetuese të vendit, ka qenë raport nënshtrimi. Sipas tij, forca politike që ka pasur shumicën në Kuvend, ka diktuar edhe rolin dhe pozitën e Presidentit “Besoj ka qenë raport nënshtrimi,…

Lajme

01/04/2026 10:24

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, njëherësh profesori Enver Hasani në një podcast nga “Betimi për Drejtësi”, tha se raporti ndërmjet Kuvendit, Qeverisë dhe Presidentit në praktikën kushtetuese të vendit, ka qenë raport nënshtrimi.

Sipas tij, forca politike që ka pasur shumicën në Kuvend, ka diktuar edhe rolin dhe pozitën e Presidentit

“Besoj ka qenë raport nënshtrimi, nuk ka qenë asnjëherë as rivalitet as bashkëpunim. Ka qenë raport nënshtrimi në varësi të asaj se kush ka shumicën politike në Kuvend. Ajo forcë politike që ka pasur shumicën në Kuvend, ka diktu edhe rolin dhe pozitën e Presidentit të Republikës, i cili edhe në mandatin e fundit edhe në mandatin e mëparshëm- me përjashtim të zonjës Jahjaga, unë do të them në të gjitha rastet tjera ai raport ka qenë me synim të qartë me pa pozitën dhe rolin e presidentit si sistem presidencial- diçka që nuk e ka, nuk është në natyrën e saj. Dhe në fakt këtu ka lind krejt problemi”, tha Hasani.

Lidhur me konfliktet ndërmjet institucioneve, Hasani tha se beson që bëhet fjalë për mungesë të kulturës kushtetuese.

“Besoj që më parë bëhet fjalë për mungesë të kulturës kushtetuese dhe pse po e them këtë, sepse Kushtetuta janë është dizajnu në një kulturë tjetër materiale që nuk e reflekton kulturën dhe traditën e Kosovës”, tha Hasani.

Ai tha se kemi qenë një vend që nuk kishte asnjë ditë përvojë në demokracinë kushtetuese.

“Kjo ka bërë që kur është bërë Kushtetuta, normat e saj, parimet, të jetë diçka e re. Dhe pikërisht ky fakt që ka një diskrepancë në mes kulturës kushtetuese dhe tekstit të Kushtetutës e cila sanksionon një demokraci kushtetuese konsociocinale, përveç që është kushtetuese është edhe konsociocinale sepse synon me reflektu vullnetin politik të gjithë popullit të Kosovës, të gjitha komuniteteteve dhe ky është problemi kryesor që ne e shohim kohë pas kohe në shtetësi- problemet politike, krizat kushtetuese e kështu me radhë”, tha Hasani.