Hamiti publikon komunikatën e VV-së në vitin 2010 ku thuhej se “Intervenimi i NATO-s nuk është bërë për ta çliruar Kosovën”
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ia ka rikujtuar VV-së qëndrimet që kishte ndaj shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe intervenimit të NATO-s ndja caqeve të ish-Jugosllavisë. Ai ka bërë me dije se partia e Albin Kurti nuk e ka çmuar as intervenimin e NATO-s dhe as aktin e shpalljes së pavarësisë. Megjithatë, në…
Lajme
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ia ka rikujtuar VV-së qëndrimet që kishte ndaj shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe intervenimit të NATO-s ndja caqeve të ish-Jugosllavisë.
Ai ka bërë me dije se partia e Albin Kurti nuk e ka çmuar as intervenimin e NATO-s dhe as aktin e shpalljes së pavarësisë.
Megjithatë, në profilin e tij në Facebook, Hamiti ka shkruar Albin Kurtit është në pushtet në Republikën e Kosovës prej vitit 2021.
“VV-ja nuk e festoi shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008. VV-ja më 2 qershor 2010: “Intervenimi i NATO-s nuk është bërë për ta çliruar Kosovën”. Nuk e ka çmuar as intervenimin e NATO-s, që ka nisur si sot, më 24 mars 1999 dhe ka përfunduar mbas 78 ditësh, duke sjelllë lirinë e Kosovës, as shpalljen e pavarësisë së shtetit tonë më 2008, arritjen historike të popullit tonë, por VV-ja e Albin Kurtit është në pushtet në Republikën e Kosovës prej vitit 2021”, ka shkruar ai.