Kongresisti republikan për deklaratën e ministres serbe: Neveritëse, arsye që OSBE të mos e organizojë sesionin 2027 në Beograd
Kongresisti republikan amerikan, Joe Wilson, tha se deklarata e ministres serbe Snezhana Paunoviq, për “spastrim etnik” në Kosovë është e neveritshme. Ai tha se pas kësaj, Asambleja Parlamentare e OSBE-së nuk duhet ta shqyrtojë nëse duhet Beogradi duhet ta organizojë sesionin vjetor për vitin 2027. “Këto deklarata të neveritshme dhe nxitëse nga një zyrtare e…
Lajme
Kongresisti republikan amerikan, Joe Wilson, tha se deklarata e ministres serbe Snezhana Paunoviq, për “spastrim etnik” në Kosovë është e neveritshme.
Ai tha se pas kësaj, Asambleja Parlamentare e OSBE-së nuk duhet ta shqyrtojë nëse duhet Beogradi duhet ta organizojë sesionin vjetor për vitin 2027.
“Këto deklarata të neveritshme dhe nxitëse nga një zyrtare e qeverisë serbe janë pikërisht arsyeja pse Asambleja Parlamentare e OSBE-së nuk duhet ta shqyrtojë kandidaturën e Beogradit për të organizuar sesionin vjetor të vitit 2027. OSBE-ja është krijuar për të ndërtuar konsensus në Europë, jo për të rindezur tensionet etnike”, ka shkruar ai në X.
Paunoviq ditë më parë ka deklaruar se po të kishte qenë në vendin e Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998 do ta kishte “spastruar etnikisht” Kosovën.
Ajo më pas është kritikuar nga ndërkombëtarët dhe pas këtyre kritikave ka thënë se deklarata e saj është nxjerrë nga konteksti.
Paunoviq i ka kërkuar falje Qeverisë së Serbisë dhe serbëve në Kosovë por jo edhe shqiptarëve për të cilët ka kërkuar “spastrim etnik”. Ndërkombëtarët dhe politikanët në Kosovë kanë kërkuar në vazhdimësi që Paunoviq të shkarkohet nga detyra e ministres në Serbi, por që deri më tani nuk është bërë ky hap nga kryeministri serb Aleksandër Vuçiq.
These disgusting and inflammatory remarks by a leader in the Serbian government is precisely why the @oscepa should not consider Belgrade’s bid to host the 2027 annual meeting. The OSCE is designed to build consensus in Europe, not reignite ethnic tensions. #Charleston2027…
— Joe Wilson (@RepJoeWilson) July 21, 2026