Gjendet i pajetë peshkatari në Ksamil, dyshohet se u mbyt gjatë stuhisë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në afërsi të ishujve të Ksamilit, ku është gjetur i pajetë në det një peshkatar. Viktima është identifikuar si Mihal Zoi, 61 vjeç. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se ai ka humbur jetën si pasojë e mbytjes. Gjatë kërkimeve, Policia ka gjetur edhe mjetin lundrues të 61-vjeçarit, i cili…

Lajme

22/07/2026 13:34

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në afërsi të ishujve të Ksamilit, ku është gjetur i pajetë në det një peshkatar.

Viktima është identifikuar si Mihal Zoi, 61 vjeç. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se ai ka humbur jetën si pasojë e mbytjes. Gjatë kërkimeve, Policia ka gjetur edhe mjetin lundrues të 61-vjeçarit, i cili ishte fundosur. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në kohën kur zona u përfshi nga stuhia e fortë dhe moti i keq.

Grupi hetimor po verifikon mbytjen aksidentale si pasojë e kushteve të rënduara atmosferike, ndërsa po hetohet dhe pista e vetëmbytjes.

Sipas burimeve, 61-vjeçari ishte i divorcuar, ndërsa fëmijët e tij jetojnë në Greqi. Në Shqipëri ai nuk rezulton të ketë familjarë të tjerë, përveç një motre. Policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.