639 qytetarë përfitojnë mbështetje financiare për barna dhe trajtime në Mitrovicë

Komuna e Mitrovicës së Jugut, përkatësisht Drejtoria e Shëndetësisë, ka ekzekutuar subvencione në vlerë prej 74 mijë eurosh për 639 qytetarë që kanë aplikuar për mbështetje financiare për barna dhe trajtime mjekësore. Kështu thuhet në njoftimin e Komunës, e cila thekson se mbetet e përkushtuar në mbështetjen e qytetarëve, duke kontribuar në lehtësimin e barrës…

Lajme

22/07/2026 13:43

Komuna e Mitrovicës së Jugut, përkatësisht Drejtoria e Shëndetësisë, ka ekzekutuar subvencione në vlerë prej 74 mijë eurosh për 639 qytetarë që kanë aplikuar për mbështetje financiare për barna dhe trajtime mjekësore.

Kështu thuhet në njoftimin e Komunës, e cila thekson se mbetet e përkushtuar në mbështetjen e qytetarëve, duke kontribuar në lehtësimin e barrës financiare për nevojat e tyre shëndetësore.

“Drejtoria për Shëndetësi ka realizuar ekzekutimin e mjeteve financiare për qytetarët e Komunës së Mitrovicës, të cilët kanë parashtruar kërkesa për mbështetje financiare për përballimin e shpenzimeve për barna dhe trajtime mjekësore”- thuhet në njoftim.