GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, vazhdon qëndrimin në qeli

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”. Ish-presidenti i Shqipërisë do të vazhdojë të qëndrojë në qeli, shkruan A2. Përmes avokatit Kujtim Cakrani, në seancën ku nuk ishte prezent, Ilir Meta ka qenë i gatshëm për një garanci…

Lajme

24/03/2026 13:57

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Ish-presidenti i Shqipërisë do të vazhdojë të qëndrojë në qeli, shkruan A2.

Përmes avokatit Kujtim Cakrani, në seancën ku nuk ishte prezent, Ilir Meta ka qenë i gatshëm për një garanci pasurore prej 5 milionë lekësh në këmbim të zbutjes së masës.