​Opozita zhvillon protestën e radhës në Tiranë përballë Kryeministrisë

Partia Demokratike dhe aleatët e saj po zhvillojnë sot protestën e gjashtë kombëtare në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë Kryeministrisë. Kjo protestë ka si simbolikë edhe 22 marsin e vitit 1992, që shënoi fitoren e PD-së në zgjedhjet pluraliste pas rënies së komunizmit. Një pjesë e protestuesve u grumbulluan fillimisht pranë selisë së Partisë Demokratike,…

Lajme

22/03/2026 19:24

Partia Demokratike dhe aleatët e saj po zhvillojnë sot protestën e gjashtë kombëtare në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë Kryeministrisë.

Kjo protestë ka si simbolikë edhe 22 marsin e vitit 1992, që shënoi fitoren e PD-së në zgjedhjet pluraliste pas rënies së komunizmit.

Një pjesë e protestuesve u grumbulluan fillimisht pranë selisë së Partisë Demokratike, nga ku, së bashku me kryetarin Sali Berisha dhe drejtues të tjerë të PD-së, do të marshojnë drejt Bulevardit për t’iu bashkuar protestës.

Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e rendit publik në protestën e sotme.

Gjithashtu Policia e Tiranës ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për kufizimin e lëvizjes me automjete, si dhe apelon që të distancohen në rast se gjenden përballë veprimeve të kundërligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike, transmeton ATSH.

Kjo është protesta e gjashtë kombëtare e PD-së, në të cilën opozita kërkon largimin e qeverisë dhe krijimin e qeverisë teknike për zhvillimin e zgjedhjeve të lira.