“Bajrami s’ka më kuptim, sot nuk kam më as nënë, as babë”, Big Mama prek me fjalët pas humbjes së nënës

Këngëtarja e njohur, Besiana Kasami, e njohur si Big Mama, po përjeton një nga momentet më të vështira në jetën e saj, pas ndarjes nga jeta të nënës. Vetëm pak ditë pas humbjes, ajo ka vendosur të ndajë dhimbjen me publikun përmes një mesazhi emocional në rrjetet sociale. Artistja publikoi një fotografi prekëse ku shihet…

ShowBiz

21/03/2026 12:26

Këngëtarja e njohur, Besiana Kasami, e njohur si Big Mama, po përjeton një nga momentet më të vështira në jetën e saj, pas ndarjes nga jeta të nënës.

Vetëm pak ditë pas humbjes, ajo ka vendosur të ndajë dhimbjen me publikun përmes një mesazhi emocional në rrjetet sociale.

Artistja publikoi një fotografi prekëse ku shihet duke e puthur nënën në ballë, duke shoqëruar imazhin me disa fjalë që pasqyrojnë boshllëkun e madh që ka lënë kjo humbje, sidomos pasi ndodhi në një ditë të shenjtë si Fitër Bajrami.