Jeton Koca jep dorëheqje nga Prokurori i Shtetit, KPK e miraton
Këshilli Prokurorial i Kosovës, ka mbajtur sot një mbledhje të jashtëzakonshme. Në këtë mbledhje është trajtuar dorëheqja e Prokurorit të Shtetit, Jeton Koca. Kryesuesi i KPK-së, Arian Gashi ka treguar se njoftimin nga Koca për dorëheqje e kishte bërë më 13 shkurt të këtij viti. Ndërsa arsyet i ka cekur të jenë personale. “Ju njoftojmë…
Lajme
Këshilli Prokurorial i Kosovës, ka mbajtur sot një mbledhje të jashtëzakonshme.
Në këtë mbledhje është trajtuar dorëheqja e Prokurorit të Shtetit, Jeton Koca.
Kryesuesi i KPK-së, Arian Gashi ka treguar se njoftimin nga Koca për dorëheqje e kishte bërë më 13 shkurt të këtij viti. Ndërsa arsyet i ka cekur të jenë personale.
“Ju njoftojmë se me 13 shkurt 2026 kemi pranuar nga Prokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë zoti Jeton Koca njoftimin për dorëheqjen nga pozita e prokurorit të shtetit. Koca ka njoftuar se arsyet e dorëheqjes janë personale dhe nuk do t’i bëjë publike në këtë dokument”, tregoi Gashi, shkruan EO.