Mateo kalon kufijtë e ngacmimeve, Brikena shfaqet me të ‘nxira’ në krah
Një moment i shkurtër nga transmetimi i përditshëm i reality show-t Big Brother VIP Albania ka hapur diskutime të shumta në rrjetet sociale. Në një skenë të realizuar në kuzhinën e shtëpisë, banorët Mateo dhe Brikena shihen duke qëndruar pranë njëri-tjetrit, por vëmendjen e publikut nuk e ka marrë biseda e tyre. Ajo që ka…
ShowBiz
Një moment i shkurtër nga transmetimi i përditshëm i reality show-t Big Brother VIP Albania ka hapur diskutime të shumta në rrjetet sociale.
Në një skenë të realizuar në kuzhinën e shtëpisë, banorët Mateo dhe Brikena shihen duke qëndruar pranë njëri-tjetrit, por vëmendjen e publikut nuk e ka marrë biseda e tyre. Ajo që ka tërhequr reagime të shumta është një shenjë e dukshme në krahun e Brikenës, e cila në pamje duket si një nxirje.
Pamja është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës kanë nisur të bëjnë interpretime dhe aludime mbi mënyrën se si mund të jetë shkaktuar ajo shenjë.
Një pjesë e komentuesve kanë përmendur edhe raportin mes Brikenës dhe Mateos brenda shtëpisë, duke theksuar se gjatë momenteve të tyre të afrimitetit ai shpesh përdor një qasje më fizike në komunikim.
Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë reagim apo sqarim nga vetë banorët lidhur me këtë situatë, ndërsa diskutimet në rrjet vazhdojnë të jenë të shumta.
