Edhe 109 shtetas të Maqedonisë u evakuuan nga Lindja e Mesme

Edhe 100 qytetarë të tjerë të vendit pritet të evakuohen së shpejti nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, tha se interesi fillestar për evakuim ishte më i lartë por më pas vijuan refuzimet, prandaj u mbetet autoriteteve të bëjnë vlerësimet finale për organizimin e fluturimit të radhës. Mbrëmë, në…

Lajme

12/03/2026 21:17

Edhe 100 qytetarë të tjerë të vendit pritet të evakuohen së shpejti nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, tha se interesi fillestar për evakuim ishte më i lartë por më pas vijuan refuzimet, prandaj u mbetet autoriteteve të bëjnë vlerësimet finale për organizimin e fluturimit të radhës. Mbrëmë, në Aeroportin e Prishtinës 151 pasagjerë arritën të sigurt.

Mes tyre, 109 shtetas ishin të Maqedonisë së Veriut dhe 42 të shteteve tjera, siShqipëria, Kosova, Bosnja, Greqia dhe vende të tjera.

 

“Do të shohim sa është interesimi ose nëse ekziston interes për t’u kthyer dhe në bazë të saj do të bëjmë organizimin e këtij fluturimi. Sigurisht që do të ketë nevojë të realizohet por vazhdojmë të jemi në kontakt me qytetarët tanë atje. Potencialisht ka një listë me 300 persona që janë lajmëruar për evakuim por shumë prej tyre kanë refuzuar evakuimin. Vlerësimi im është se në rast se do të organizohet edhe një fluturim do të jenë diku 100 persona që do të evakuohen,” deklaroi Timço Mucunski, ministër i Punëve të Jashtme, transmeton alsatm.

Për të evakuuarit, ndjenja e pasigurisë ishte arsyeja kryesore për t’u larguar pavarësisht që gjatë ditës gjithçka dukej normale.

“Ishim dëshmitar të shpërthimeve. Fatmirsisht në afërsinë tonë nuk kishte por dëgjoheshin,” tha Dragan Tomevski, i evakuar.

“Bashëshorti banonte atje ndërsa unë isha për vizitë. Ndodhi çfarë ndodhi dhe nuk arritëm të kthehemi. Tashmë jemi të lumtur që u kthyem në shtëpi,” u shpreh Sllavica Tomevska, e evakuar.