Zulfaj e mëson opozitën se si t’ja bëjnë “qefin” Kurtit: Votoni kundër, por merrni pjesë

Jeton Zulfaj i kabinetit të Albin Kurtit ka “zbuluar” formulën për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës. Ai tha se opozita “le të votojë kundër, por le të marrinë pjesë”. Zulfaj i cili s’është peshuar kurrë me votë popullore, akuzoi opozitën “për bllokim.” Postimi i plotë: Vitin e kaluar, kur nuk i kishim votat, opozita rrinte…

Lajme

12/03/2026 16:42

Jeton Zulfaj i kabinetit të Albin Kurtit ka “zbuluar” formulën për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.

Ai tha se opozita “le të votojë kundër, por le të marrinë pjesë”.

Zulfaj i cili s’është peshuar kurrë me votë popullore, akuzoi opozitën “për bllokim.”

Postimi i plotë:

Vitin e kaluar, kur nuk i kishim votat, opozita rrinte në sallë dhe votonte kundër për të bllokuar.

Tani, kur i kemi votat, por kërkohet kuorumi, opozita nuk vjen në sallë me qëllimin e njëjtë: për të bllokuar.

Pra, bllokimi është qëllimi.

Nuk po kërkohet vota për të zgjedhur presidentin, por për të qëndruar në sallë.

Le të votojnë kundër, por le të marrin pjesë.