Hoti kritikon Osmanin: I qëndroi besnike Kurtit për pesë vjet dhe ishte në shërbim të agjendës së tij

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, e ka kritikuar është presidenten Vjosa Osmani. Ai ka bërë me dije se shefja e shtetit për 5 vite i qëndroi besnike shefit të qeverisë, duke mos e kundërshtuar për asgjë. Hoti ka thënë se vet Osmani e ka konfirmuar se ka qenë në agjendën politike të Kurtit. “Unë e…

Lajme

11/03/2026 17:16

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, e ka kritikuar është presidenten Vjosa Osmani.

Ai ka bërë me dije se shefja e shtetit për 5 vite i qëndroi besnike shefit të qeverisë, duke mos e kundërshtuar për asgjë.

Hoti ka thënë se vet Osmani e ka konfirmuar se ka qenë në agjendën politike të Kurtit.

“Unë e njoh politikisht se si vepron, unë shpresoj që me deklarimet e fundit e kanë parë të gjithë qytetarët modelin politik që ajo i ka ofruar vendit. Në intervistë, ajo tha që i ka qëndruar besnike në gjithçka që ka kërkuar Kurti, ia ka dhënë edhe datën e zgjedhjeve. Dhe ky në fund nuk e ka propozua. Është shpërfaqje e një karakteri politik që nuk i duhet vendit. Ajo ka vërtetuar se ka qenë në shkelje kushtetuese gjatë gjithë kohës sa ka qëndruar në atë zyrë. Sepse Kushtetuta kërkon mbikëqyrje të rendit kushtetuese”, ka thënë Hoti për Nacionale.

Ai ka bërë me dije se Osmani i ka konfirmuar dyshimet e opozitës.

“Me këto veprime kjo e ka bërë të qartë që ka qenë në shërbim të agjendës politike të Kurtit. Në këtë e kemi thënë gjatë gjithë kohës dhe tani ajo e vërtetoi me gojë të vet këtë çështje”, është shprehur Osmani.

I pyetur për mundësinë e rikthimin të Osmanit në LDK-së, ai është shprehur skeptik.

Ish-kryeministri i Kosovës ka treguar për dëmet që ia ka shkaktuar Kosovës dyshja Kurti-Osmani.

Duke folur për bisedimet e partive politike për zgjedhjen e një presidenti konsensual, ai ka theksuar se Kurti ka mashtruar partitë parlamentare.

“Mendoj se mënyra se si janë zhvilluar këto negociata kanë qenë lojë dhe kalkulim i Kurtit. Ndërkohë që takohej me përfaqësuesi e partive politike parlamentare, në të njëjtën kohë ai bisedonte me kandidat të tjerë”, është shprehur Hoti.

Sipas tij, Kurti nuk ka qenë i interesuar për të zgjedhur një president konsensual.

Deputeti i LDK-së ka treguar pse Albin Kurti po shkakton kriza dhe po e dërgon vendin drejt zgjedhjeve të treta.

Ai ka bërë me dije se lideri i VV-së po dëshiron të iu ik obligimeve ndërkombëtare që ka marrë në procesin e dialogut me Serbinë.

“Ky e din çka ka nënshkrua në Bruksel dhe në aneksin e Ohrit. Janë dy marrëveshje qartësisht antikushtetuese dhe në dem të shtetit të Kosovës. Ky tenton të iu ik atyre”, ka thënë ai.

Në këtë intervistë Hoti ka folur edhe për zhvillimet e fundit në LDK dhe përgatitjen e kësaj partie për zgjedhjet e reja.