Rodri kërkon falje për deklaratat ndaj gjyqtarëve pas ndeshjes me Tottenham
Mesfushori i Manchester Cityt, Rodri, ka kërkuar falje zyrtarisht për komentet e tij të bëra pas barazimit 2-2 ndaj Tottenham Hotspur muajin e kaluar, për të cilat u gjobit me 80 mijë paund dhe mori një paralajmërim për sjelljen e tij në të ardhmen. Në një letër drejtuar Federatës Angleze të Futbollit (FA), të datës…
Sport
Mesfushori i Manchester Cityt, Rodri, ka kërkuar falje zyrtarisht për komentet e tij të bëra pas barazimit 2-2 ndaj Tottenham Hotspur muajin e kaluar, për të cilat u gjobit me 80 mijë paund dhe mori një paralajmërim për sjelljen e tij në të ardhmen.
Në një letër drejtuar Federatës Angleze të Futbollit (FA), të datës 23 shkurt 2026, Rodri shkroi:
“Dua të kërkoj sërish falje për komentet që bëra gjatë intervistës pas ndeshjes kundër Tottenhamit. E pranoj plotësisht se fjalët e mia, ashtu siç u shprehën, ishin të papërshtatshme dhe nuk përmbushnin standardin që pritet nga një futbollist profesionist”.
Mesfushori spanjoll theksoi se nuk kishte për qëllim të vinte në dyshim paanshmërinë apo integritetin e gjyqtarëve.
“Dua të bëj të qartë se nuk kam pasur për qëllim të sugjeroj ndonjëanshmëri apo të vë në pikëpyetje integritetin e zyrtarëve të ndeshjes. Gjithmonë kam pasur dhe vazhdoj të kem respekt të madh për gjyqtarët dhe për punën e vështirë që ata bëjnë në një ambient shumë të shpejtë dhe me presion të madh.”
Rodri shtoi se komentet e tij erdhën në një moment frustrimi pas një rezultati zhgënjyes.
“Komentet e mia u bënë në një moment frustrimi pas një rezultati zhgënjyes. Pas reflektimit, e kuptoj se fjalët që përdora ishin të zgjedhura keq dhe mund të interpretoheshin në një mënyrë që nuk ishte qëllimi im.”
Federata Angleze e Futbollit e gjobiti lojtarin me 80 mijë paund dhe e paralajmëroi për sjelljen e tij në të ardhmen.
