Haziri publikon fotografi duke shtrënguar duart me Rifat Jasharin e Vjosa Osmanin, flet për sakrificën që bëri bashkë popullin

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka ndarë disa fotografi nga seanca e sotme për Epopenë e UÇK-së ku shihet duke shtrënguar duart me Rifat Jasharin e presidenten Vjosa Osmani. Të dy këta të fundit ishin mysafirë të sotëm në këtë seancë solemne dhe në kontekstin e zgjedhjes së presidentit të ri, raportet mes protagonistëve politikë…

Lajme

05/03/2026 14:54

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka ndarë disa fotografi nga seanca e sotme për Epopenë e UÇK-së ku shihet duke shtrënguar duart me Rifat Jasharin e presidenten Vjosa Osmani.

Të dy këta të fundit ishin mysafirë të sotëm në këtë seancë solemne dhe në kontekstin e zgjedhjes së presidentit të ri, raportet mes protagonistëve politikë u bënë qendër vëmendjeje.

Krahas fotografive, Haziri shkroi për kryengritjen e sakrificën e familjes Jashari, e cila tha bëri bashkë popullin shqiptar.

“Në ditët kur rezistenca politike shpërthen në rezistencë të armatosur, ditët kur një kryengritës e një familje mbron jetën, pragun, pronën dhe atdheun. Sot është dita e kryengritësve për liri e bashkim, dita e komandantit legjendar, Adem Jashari, dita e familjes Jashari, e cila e mbrojti Republikën e 2 Korrikut dhe atdheun. Sakrifica e pashembullt e familjes Jashari e bëri bashkë popullin shqiptar dhe popujt sovranë të botës demokratike për Kosovën. Familja Jashari bën dritë në lirinë e Kosovës. Lavdi e përjetshme!”.