Dy të rinj ndalohen pranë një shkolle në Klinë, policia u gjen pistoletë dhe brisk
Dy persona janë shoqëruar në polici pasi tek ta janë gjetur armë pa leje në afërsi të shkollës së mesme “Fehmi Agani” në Klinë. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 4 mars 2026 rreth orës 10:00, kur një patrullë policore e angazhuar në zbatimin e një plani operativ ka vërejtur dy…
Lajme
Dy persona janë shoqëruar në polici pasi tek ta janë gjetur armë pa leje në afërsi të shkollës së mesme “Fehmi Agani” në Klinë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 4 mars 2026 rreth orës 10:00, kur një patrullë policore e angazhuar në zbatimin e një plani operativ ka vërejtur dy persona të dyshimtë pranë shkollës.
Pas një kontrolli të përkohshëm për arsye sigurie, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe një brisk.
Të dyshuarit janë shoqëruar në Stacionin Policor në Klinë, ku janë intervistuar lidhur me rastin. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, njëri nga të dyshuarit me inicialet A.H., i lindur në vitin 2004, është ndaluar për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër, po ashtu me inicialet A.H., i lindur në vitin 2006, është liruar në procedurë të rregullt.
Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit janë konfiskuar një revole e tipit Zoraki M 906T, një karikator dhe dy fishekë të kalibrit 9 mm.
Rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar. /Lajmi.net/

