Lutfi Haziri: Pres me padurim nesër qëndrimin e Vjosa Osmanit për krejt këtë situatë politike

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, u pyet nëse nga të enjtën mbrëma vendi do të futet në një rrugë jokushtetuese të zgjedhjes së presidentit. Mbi këtë temë, ai në një lidhje direkte në Pressing tha: “Prej nesër në mesanatë mbyllet afati kushtetues dhe Republika e Kosovës mbetet pa president, kjo quhet dështim i institucioneve për…

Lajme

04/03/2026 23:20

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, u pyet nëse nga të enjtën mbrëma vendi do të futet në një rrugë jokushtetuese të zgjedhjes së presidentit.

Mbi këtë temë, ai në një lidhje direkte në Pressing tha:

“Prej nesër në mesanatë mbyllet afati kushtetues dhe Republika e Kosovës mbetet pa president, kjo quhet dështim i institucioneve për zgjedhjen e presidentit. Pres me padurim nesër qëndrimin e Vjosa Osmanit për krejt këtë situatë politike, që besoj do të ketë një qëndim prej saj”.

“Qëndrimi i jonë sa i përket emrit të Glauk Konjufcës do të kristalizohet nesër, deri sot skemi pas emër….”, shtoi Haziri.