Nga nesër mbyllet rruga nga udhëkryqi Gjakovë-Klinë deri te ai për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të rrugës Nacionale N9, segmenti Kijevë-Dollc (Lot-4), do të riparohet gropa pranë Urës nr.7, në kilometrat 10+893.15 deri në 10+947.32, në vendin e njohur si Kalaja e Dollcit. Për shkak të zhvillimit të punimeve, do të…
Lajme
Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të rrugës Nacionale N9, segmenti Kijevë-Dollc (Lot-4), do të riparohet gropa pranë Urës nr.7, në kilometrat 10+893.15 deri në 10+947.32, në vendin e njohur si Kalaja e Dollcit.
Për shkak të zhvillimit të punimeve, do të bëhet ndërprerja e përkohshme e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi Gjakovë–Klinë deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.
MI ka njoftuar se ndërprerja e trafikut do të realizohet në intervalin kohor nga ora 08:00, deri në përfundimin e riparimit (sanimit) të gropës, por jo më gjatë se 48 orë.
“Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik për shqetësimet e mundshme gjatë kësaj periudhe”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/