Abdixhiku arrin në takimin me Kurtin për Presidentin

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka arritur në Kuvendin e Kosovës për takim me kryeministrin Albin Kurti. Temë kryesore e këtij takimi do të jetë zgjedhja e Presidentit. Ky është takimi i dytë mes tyre për këtë çështje, pasi dy liderët u takuan edhe javën e kaluar. Bazuar në afatet kushtetuese për…

Lajme

02/03/2026 14:05

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka arritur në Kuvendin e Kosovës për takim me kryeministrin Albin Kurti.

Temë kryesore e këtij takimi do të jetë zgjedhja e Presidentit.

Ky është takimi i dytë mes tyre për këtë çështje, pasi dy liderët u takuan edhe javën e kaluar.

Bazuar në afatet kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit, data e fundit është 5 marsi. Në të kundërtën, vendi pritet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.