Koincidencë apo e qëllimshme? – 13 ditë pasi e mori nën udhëheqje Donika Gërvalla, Ministria e Drejtësisë anuloi vendimin për shpenzimet për Smakajn, Kilajn, Kuçin dhe Fazliun në Hagë
Me 12 shkurt e mori detyrën si Ministre e Drejtësisë. 16 ditë që nga koha kur e mori detyrën dhe Gërvalla është vënë në aksion. Ndër vendimet e para nga ministria e Drejtësisë që i mori pasi Gërvalla u bë ministre, ishte kundër çlirimtarëve që po gjykohen në Hagë, transemton lajmi.net. Ministria e Drejtësisë ka…
Lajme
Me 12 shkurt e mori detyrën si Ministre e Drejtësisë.
16 ditë që nga koha kur e mori detyrën dhe Gërvalla është vënë në aksion.
Ndër vendimet e para nga ministria e Drejtësisë që i mori pasi Gërvalla u bë ministre, ishte kundër çlirimtarëve që po gjykohen në Hagë, transemton lajmi.net.
Ministria e Drejtësisë ka anuluar vendimin për mbulimin e shpenzimeve për Bashkim Smakajn, Isni Kilajn, Hajredin Kuçin dhe Fadil Fazliun në Hagë.
Ata janë duke u gjykuar në liri dhe tash e tutje shpenzimet nga Kosova në Hagë dhe anasjelltas, duke përfshirë edhe hotelin duhet t’i kryejnë në mënyrë vetanake.
Sa herë që do të thirren për në seancë, ata duhet të sigurojnë vetë mjetet financiare.
Divizioni përkatës brenda Ministrisë së Drejtësisë në një përgjigje për Lajmi.net thotë se e ka pranuar kërkesa nga mbrojtësit e tre të akuzuarve potencial për mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit, akomodimit dhe transportit në kuadër të proceseve gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara.
Më 16 shkurt 2026, Komisioni kishte nxjerrë Vendimin nr. 04/2026, duke i aprovuar fillimisht këto kërkesa. Megjithatë, pas një shqyrtimi të hollësishëm, është konstatuar se vendimi ishte në kundërshtim me Ligjin nr. 05/L-054 për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencial në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, si dhe me aktet përkatëse nënligjore.
Si rezultat, më 25 shkurt 2026, Komisioni ka nxjerrë Vendimin nr. 05/2026, me të cilin ka shfuqizuar vendimin paraprak, duke e harmonizuar procesin me legjislacionin në fuqi.
Nga Ministria e Drejtësisë është theksuar se ministrja nuk ka marrë asnjë vendim lidhur me këtë çështje, pasi vendimmarrja i takon Komisionit kompetent, i cili është emëruar dhe ka qenë funksional edhe para marrjes së detyrës nga ministrja aktuale./lajmi.net/