Hamza arrin në Kuvend, deklarohet para takimit me Kurtin: Do të diskutojmë tema aktuale politike

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza është paraqitur sot në Kuvendin e Kosovës për të diskutuar me kryeministrin Albin Kurti mbi procesin e zgjedhjes së presidentit. Hamza për Klan Kosova tha se do të diskutojnë “tema aktuale politike”. Takimi është paraparë të mbahet me fillim nga ora 16:00. Derisa, siç njoftoi anëtari i…

Lajme

28/02/2026 16:16

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza është paraqitur sot në Kuvendin e Kosovës për të diskutuar me kryeministrin Albin Kurti mbi procesin e zgjedhjes së presidentit.

Hamza për Klan Kosova tha se do të diskutojnë “tema aktuale politike”.

Takimi është paraparë të mbahet me fillim nga ora 16:00.

Derisa, siç njoftoi anëtari i kësaj partie, Blerand Stavileci, sot gjatë mbledhjes së partisë janë diskutuar parimet dhe qëndrimet për këtë çështje, pa shqyrtuar emra konkretë.

Stavileci theksoi se fokus kryesor mbetet stabiliteti shtetëror, baraspesha institucionale dhe fryma konsistente e partisë në vendimmarrje.