Zelensky: Sulmet amerikano-izraelite mundësi për popullin iranian të rrëzojë “regjimin terrorist”
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të shtunën se sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit kanë krijuar një mundësi për popullin iranian për të rrëzuar “regjimin terrorist” në Teheran, aleatin e Rusisë. “Është e drejtë t’i jepet popullit iranian një shans për të hequr qafe regjimin terrorist, për ta hequr qafe atë dhe për të garantuar…
Lajme
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të shtunën se sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit kanë krijuar një mundësi për popullin iranian për të rrëzuar “regjimin terrorist” në Teheran, aleatin e Rusisë.
“Është e drejtë t’i jepet popullit iranian një shans për të hequr qafe regjimin terrorist, për ta hequr qafe atë dhe për të garantuar sigurinë e të gjitha kombeve që kanë vuajtur nga terrori me origjinë nga Irani”, tha Zelenskyy në një video-adresim në mediat sociale.
“Është e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të jenë të vendosura. Dhe sa herë që Amerika është e vendosur, kriminelët globalë dobësohen”, shtoi ai.