Shpërthime të shumta u dëgjuan në Dubai
Rajoni i Lindjes së Mesme është përfshirë sot nga një valë e re përshkallëzimi ushtarak, pasi pas sulmeve të nisura ndaj Iranit nga SHBA-ja dhe Izraeli, Teherani ka reaguar me kundërpërgjigje të ashpër me raketa ndaj objektivave amerikane në rajon. Situata është tensionuar ndjeshëm, ndërsa raportime për shpërthime të fuqishme kanë ardhur edhe nga Emiratet…
Bota
Rajoni i Lindjes së Mesme është përfshirë sot nga një valë e re përshkallëzimi ushtarak, pasi pas sulmeve të nisura ndaj Iranit nga SHBA-ja dhe Izraeli, Teherani ka reaguar me kundërpërgjigje të ashpër me raketa ndaj objektivave amerikane në rajon.
Situata është tensionuar ndjeshëm, ndërsa raportime për shpërthime të fuqishme kanë ardhur edhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ekipet e CNN në Dubai kanë raportuar se janë dëgjuar shpërthime të shumta në qytet, duke shtuar shqetësimet për përhapjen e konfliktit përtej kufijve të Iranit dhe Izraelit.
Ndërkohë, sipas raportimeve të para, Irani ka nisur sulme ndaj disa bazave ushtarake amerikane në rajon, duke rritur frikën për një përballje më të gjerë me pasoja të paparashikueshme për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare./Lajmi.net/