Moti për sot: Reshje lokale shiu dhe rënie e temperaturave në Kosovë
Sot në Kosovë pritet mot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje lokale shiu, të shoqëruara me shkarkime rrufesh, kryesisht gjatë orëve të pasdites. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 13°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë 19 deri në 24°C, duke shënuar mot dukshëm më të freskët krahasuar me ditët e para të…
Lajme
Sot në Kosovë pritet mot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje lokale shiu, të shoqëruara me shkarkime rrufesh, kryesisht gjatë orëve të pasdites.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 13°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë 19 deri në 24°C, duke shënuar mot dukshëm më të freskët krahasuar me ditët e para të javës, transmeton lajmi.net.
Era do të fryjë nga veriu dhe veriperëndimi, me intensitet të lehtë deri mesatar, 2–8 m/s.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës rekomandon kujdes gjatë pasdites në zonat ku priten zhvillime të stuhive lokale me shkarkime rrufesh./lajmi.net/