Kurti priti në takim Auditoren e Përgjithshme, folën për forcimin e transparencës dhe llogaridhënies

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Auditoren e Përgjithshme, Vlora Spanca. Takimi shërbeu si mundësi për të diskutuar bashkëpunimin institucional dhe prioritetet për forcimin e transparencës dhe llogaridhënies në sektorin publik. Gjatë takimit, znj. Spanca e uroi Kryeministrin për mandatin e ri qeverisës dhe konfirmoi gatishmërinë e saj për të…

Lajme

27/02/2026 17:29

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Auditoren e Përgjithshme, Vlora Spanca. Takimi shërbeu si mundësi për të diskutuar bashkëpunimin institucional dhe prioritetet për forcimin e transparencës dhe llogaridhënies në sektorin publik.

Gjatë takimit, znj. Spanca e uroi Kryeministrin për mandatin e ri qeverisës dhe konfirmoi gatishmërinë e saj për të vazhduar bashkëpunimin me Qeverinë. Ajo gjithashtu informoi Kryeministrin për avancimet në profesionalizmin dhe pavarësinë e institucionit të Auditorit të Përgjithshëm, si dhe zbatimin e standardeve të auditimit.

“Besimi i qytetarëve ndaj institucionit të Auditorit të Përgjithshëm ka shënuar rritje të ndjeshme, nga 33% në fillim të mandatit në 77% aktualisht,” theksoi znj. Spanca.

Auditorja e Përgjithshme rikonfirmoi përkushtimin për të vazhduar misionin e saj me integritet, paanshmëri dhe profesionalizëm, duke garantuar mbikëqyrje efektive të shpenzimit të parasë publike dhe duke kontribuar në forcimin e shtetit ligjor dhe rritjen e besimit të qytetarëve në institucionet e Kosovës./Lajmi.net/