Moti për sot

Sot vendi ynë do të ndikohet nga mot kryesisht me diell, me kthjellime që do të mbizotërojnë gjatë pjesës më të madhe të ditës. Temperaturat minimale në orët e mëngjesit do të lëvizin nga -1°C deri në 2°C, duke sjellë kushte të ftohta, sidomos në zonat e ulëta dhe ato malore, transmeton lajmi.net. Gjatë mesditës,…

Lajme

27/02/2026 08:07

Sot vendi ynë do të ndikohet nga mot kryesisht me diell, me kthjellime që do të mbizotërojnë gjatë pjesës më të madhe të ditës.

Temperaturat minimale në orët e mëngjesit do të lëvizin nga -1°C deri në 2°C, duke sjellë kushte të ftohta, sidomos në zonat e ulëta dhe ato malore, transmeton lajmi.net.

Gjatë mesditës, temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 10°C deri në 14°C, duke krijuar një ambient të këndshëm pranveror.

Era do të fryjë nga drejtimi jugperëndimor me shpejtësi 1 deri në 4 m/s, e lehtë dhe pa ndikim të theksuar në ndjesinë termike.

Në përgjithësi, dita pritet të jetë e qëndrueshme dhe e favorshme për aktivitete në natyrë./lajmi.net/