Molliqaj: Abdixhiku e ka shndërruar LDK-në në një degë të VV-së, opozita po ka frikë me shku në zgjedhje

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj i ka dërguar sot PDK-së dhe LDK-së, saktësisht kryetarëve të tyre nga një “kartelë anëtarësie” të Lëvizjes Vetëvendosje. Ai para zyres së LDK-së, drejtuar mediave ka thënë se kryetari Lumir Abdixhiku LDK-në e ka shndërruar në një degë të VV-së, shkruan lajmu.net. “Ky kryetar me çasjen që e ka, i…

Lajme

26/02/2026 13:37

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj i ka dërguar sot PDK-së dhe LDK-së, saktësisht kryetarëve të tyre nga një “kartelë anëtarësie” të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai para zyres së LDK-së, drejtuar mediave ka thënë se kryetari Lumir Abdixhiku LDK-në e ka shndërruar në një degë të VV-së, shkruan lajmu.net.

“Ky kryetar me çasjen që e ka, i ashpër ndaj kundërshtarëve të brendshëm politik e servil ndaj kryeministrit të Kosovës. Këmbët po i thenë për me ia ba një zgjidhje mos me shku në zgjedhje, po krejt Kosova i ka lut partitë politike, LDK-në në veçanti për me bë koalicion ndërsa tash thotë se na duhet stabilitet institucional.  Këta kanë shpresu që pas 1 viti me bllokada Albin Kurti bjen, e këta rriten. Kjo çasje e opozitës është naive dhe është vetëm për interesa të ngushta”, ka thënë Molliqaj.

Ai ka thënë se vendi duhet të shkoj në zgjedhje,

“Vendi duhet të shkoj në zgjedhje e jo t’ia zgjedh presidentin. Populli i Kosovës nuk ia ka dhënë 80 deputetë Albin Kurtit për me zgjedh Presidentin, ia ka dhënë 51% për me zgjedh kryetarin e Kuvendit dhe Qeverinë.  Pse po ia jep ti në emër të popullit, kërkush nuk e ka votu PDK-në dhe LDK-në me e votu Presidentin. Është betejë e rëndësishme, luftë e rëndësishme që duhet me bë bashkë”, ka thënë Molliqaj.

Ai ka kritikuar pranimin e ftesës nga Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku për t’u takuar me Kurtin para se ky i fundit të propozoj një emër për President. /Lajmi.net/