Arrestohen dy persona për marrje ryshfeti në Ferizaj, dyshohet se pranuan 400 euro për përshpejtim procedure
Policia e Kosovës, përmes njësive të saj nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në koordinim me Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndërmarrë veprime të veçanta hetimore lidhur me një rast të veprës penale “Marrje e ryshfetit” në Ferizaj. Sipas njoftimit zyrtar, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, janë siguruar dëshmi të…
Lajme
Policia e Kosovës, përmes njësive të saj nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në koordinim me Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndërmarrë veprime të veçanta hetimore lidhur me një rast të veprës penale “Marrje e ryshfetit” në Ferizaj.
Sipas njoftimit zyrtar, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, janë siguruar dëshmi të mjaftueshme se dy persona të dyshuar (M/K) kanë pranuar ryshfet në vlerë prej katërqind (400) eurosh, me premtimin se do ta përshpejtonin procesin e realizimit të një kërkese për furnizim, të cilën viktima e kishte parashtruar.
“Të dyshuarit paratë i kanë pranuar në zyrën e tyre, ndërsa të njëjtat janë siguruar dhe gjetur po në atë zyrë, tek njëri prej të dyshuarve”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin, në prani të avokatëve mbrojtës janë intervistuar të dyshuarit, të cilëve u ngarkohet vepra penale “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat”.
Pas përfundimit të intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, është nxjerrë aktvendim për ndalimin e tyre.