Serbia shkon në Eurovizion me këngën “Jugoslavija”, nxit reagime të ashpëra: Mbart një mesazh politik

Kënga “Jugoslavija” e interpretuar nga këngëtarja Zejna Murkiq është kualifikuar në finale në garën për ta përfaqësuar Serbinë në Eurovisionin e sivjetmë, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, veçanërisht nga Kosova. Që para performancës, kënga ishte kritikuar për titullin e saj, ndërsa pas interpretimit, vëmendja u përqendrua më shumë te elementët teknikë të…

ShowBiz

25/02/2026 13:58

Kënga “Jugoslavija” e interpretuar nga këngëtarja Zejna Murkiq është kualifikuar në finale në garën për ta përfaqësuar Serbinë në Eurovisionin e sivjetmë, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, veçanërisht nga Kosova.

Që para performancës, kënga ishte kritikuar për titullin e saj, ndërsa pas interpretimit, vëmendja u përqendrua më shumë te elementët teknikë të skenës sesa te vokali dhe aftësitë akrobatike të këngëtares, shkruan “Index.hr”.

Debati nisi edhe para mbrëmjes gjysmëfinale që u mbajt të martën. Profili në rrjetet sociale, “Eurovision Kosovo”, akuzoi Serbinë se “nuk po arrin ta ndajë politikën nga Eurovisioni”. Sipas “Eurovision Kosovo”, kënga e Murkiqit “glorifikon Jugosllavinë” megjithëse ajo flet për unitet dhe bashkim.