Mbahet takimi i parë i Këshillit Organizativ për manifestimin e Epopesë së UÇK-së, mungojnë organizatat e dala nga lufta
Është mbajtur takimi i parë i Këshillit Organizativ për manifestim me rastin e shënimit të 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili do të zhvillohet më 5, 6 dhe 7 mars 2026. Ky takim është kryesuar nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, bashkëkryesues, ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare,…
Lajme
Është mbajtur takimi i parë i Këshillit Organizativ për manifestim me rastin e shënimit të 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili do të zhvillohet më 5, 6 dhe 7 mars 2026.
Ky takim është kryesuar nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, bashkëkryesues, ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti si dhe anëtarë të Këshillit dhe përfaqësues nga Zyra e Presidentes, Kuvendi i Kosovës, Zyra e Kryeministrit dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës.
“Gjatë këtij takimi u diskutua gjerësisht për agjendën e aktiviteteve për tri ditët e manifestimit, si dhe për ndarjen e detyrave dhe përgjegjësive ndërmjet institucioneve përkatëse, për të organizuar këtë ngjarje me rëndësi të veçantë shtetërore. Pas konsultimeve të përbashkëta, Këshilli Organizativ miratoi agjendën zyrtare për datat 5, 6 dhe 7 mars, si dhe logon zyrtare të manifestimit. Institucionet përgjegjëse do të vazhdojnë koordinimin e ngushtë në ditët në vijim për të siguruar realizimin e suksesshëm të të gjitha aktiviteteve të parapara në kuadër të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftim.
Në këtë takim nuk kanë marrë pjesë organizatat e dala nga lufta. /Lajmi.net/