Nga Korça, Rama mbërrin me helikopter në Vlorë
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka mbërritur në Vlorë me helikopter. Kjo vizitë vjen menjëherë pas përfundimit të takimeve në Korçë. Ulja është kryer në fushën e aviacionit, nën masa të shtuara sigurie. Kujtojmë se situata mbetet problematike në aksin Librazhd-Pogradec pas shembjes së rrugës dhe rrëshqitjes së dherave. Si pasojë aksi u bllokua, pasi…
Lajme
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka mbërritur në Vlorë me helikopter. Kjo vizitë vjen menjëherë pas përfundimit të takimeve në Korçë.
Ulja është kryer në fushën e aviacionit, nën masa të shtuara sigurie.
Kujtojmë se situata mbetet problematike në aksin Librazhd-Pogradec pas shembjes së rrugës dhe rrëshqitjes së dherave. Si pasojë aksi u bllokua, pasi u kthye në rrezik. Megjithëse u krijua një rrugë alternative edhe ajo shfaqi probleme, çarje dhe rrëshqitje të dherave.
Gjithashtu edhe dy familje u evakuuan për shkak se rrezikoheshin nga rrëshqitja e dherave.